NEVINËN E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Moderatorja i kthehet keq: A të t’vi aty? – AlpeGossip
NEVINËN E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Moderatorja i kthehet keq: A të t’vi aty?

NEVINËN E PYESIN PËR TË DASHURIN/ Moderatorja i kthehet keq: A të t’vi aty?

Pak kohë më parë u zbulua se moderatorja bukuroshe, Nevina Shtylla është në një lidhje. Partneri i Nevinës quhet Arbër Myftari dhe është me profesion jurist. Çifti kanë një lidhje tre vjeçare dhe bashkëjetojnë prej më shumë se një viti në Tiranë.

Ditën e sotme Nevina u shfaq për herë të parë moderatore në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku do ta shohim nga e hëna në të premte, krah Florian Agalliut.

I ftuari i puntatës së parë ishte Edi Manushi dhe për të e Nevinën, Floriani kishte përgatitur disa pyetje.

Një prej pyetjeve kishte të bënte me gjendjen e tyre civile dhe Edi menjëherë e kishte përgjigjen gati pasi ai është i martuar. Ndërsa Nevina u vendos në siklet dhe tha se është beqare.

Mirëpo Floriani nuk u ndal dhe kërkoi një lajm ekskluziv nga Nevina që ajo të pranonte lidhjen. “A të t’vi aty?”, i tha Nevina duke qeshur e vendosur në siklet.

Më pas moderatori e pyeti për gjendjen shpirtërore dhe Nevina e pranoi se është e lumtur.