GETOARI ZBULON GJITHÇKA/ Luana bën publike lidhjen me Krenarin në ditëlindjen e saj (FOTO) – AlpeGossip
GETOARI ZBULON GJITHÇKA/ Luana bën publike lidhjen me Krenarin në ditëlindjen e saj (FOTO)

GETOARI ZBULON GJITHÇKA/ Luana bën publike lidhjen me Krenarin në ditëlindjen e saj (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme nëpërmjet disa videove u vu re prezenca e menaxherit të njohur Krenar Çoçaj në ditëlindjen e moderatores Luana Vjollca.

Siç dihet ata prej kohësh janë komentuar për një lidhje, mirëpo në asnjë moment nuk e kanë pranuar publikisht.

Siç duket çifti ka vendosur që lidhjen ta bëjë publike, pasi Getoar Selimi pak më parë ka publikuar një foto ku shihet me kuantin e tij Krenarin duke zbuluar kështu që ai ndodhet pranë të dashurës së tij.

Menjëherë pas postimit me Krenarin, Geti ka publikuar dhe një video ku shihet duke kënduar me Luanën. Festa e çmendur e moderatores ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit dhe Luana shfaqej mjaft e lumtur teksa kërcen pranë njerëzve të saj të dashur.