ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Video e Loredanës na fut në dyshime – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Video e Loredanës na fut në dyshime

ÇFARË PO NDODH ME ÇIFTIN? Video e Loredanës na fut në dyshime

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana janë ndarë nga njëri-tjetri. Lajmi u përhap për ditëlindjen e Loredanës në të cilën Mozzik nuk ishte i pranishëm.

Ky i fundit as nuk e ka uruar dhe për më tepër ndodhej larg saj pasi këngëtari publikoi foto në Malet e Sharrit. Dyshimet u thelluan akoma më tepër pasi as Getinjo vëllai i Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje.

Këngëtarja u pa duke festuar vetëm me shoqërinë dhe vajzën e saj të vogël.

 

Teksa Mozzik vazhdon të ndjekë në Instagram të afërmit e Loredanës dhe asnjëri nga të dy nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë lajm të gjitha vazhdojnë të mbeten dyshime.

Por, ditën e sotme, Loredana ka postuar një video ku mesa duket reklamon tour-in e saj dhe të Mozzik. Duke parë këtë video dhe prej faktit se do të vazhdojnë të shkojnë bashë në tour, ndoshta çifti janë bashkuar dhe çfarë ndodhi ishte thjeshtë një krizë kalimtare.

Megjithatë ne na vazhdon të presim dhe derisa ata të japin një deklaratë, të gjitha ngelin dyshime.

/AlpeGossip.al