”MË SHUMË POSTONI SE…”/ Arbana i kthehet ndjekësve: Mos u mërzisni se unë i hedh kur… (FOTO) – AlpeGossip
”MË SHUMË POSTONI SE…”/ Arbana i kthehet ndjekësve: Mos u mërzisni se unë i hedh kur… (FOTO)

”MË SHUMË POSTONI SE…”/ Arbana i kthehet ndjekësve: Mos u mërzisni se unë i hedh kur… (FOTO)

Arbana Osmani së fundmi na ka treguar gjatë gjithë kohës se është duke i shijuar shumë pushimet e saj në mal. Me foto të bukura dhe pamje piktoreske ne të gjithë ndihemi ”xheloz” për bukuritë që ajo po viziton.

Në një nga fotot e fundit që ajo ka postuar, malet duken fanstastike dhe sigurisht Arbana duket teksa po merr maksimumin prej tyre. Ndërkohë që pjesa më e madhe e fansave e komplimentojnë për foton e realizur por dhe e pyesin se ku ndodhet si vend një ndjekëse ka patur një shqetësim. Ajo ndihet tepër e indinjuar për faktin se Arbana në vend që të bëjë qejf e ka mendjen të postojë foto.

Ky koment ka nxitur dhe shumë të tjera nga pas duke e kthyer kështu në objekt bisede.

Arbana nga ana tjetër e ka marrë me shumë sportivitet këtë koment dhe ka zgjedhur ti ”qetësojë” ndjekësit duke i thënë se fotot i hedh pasi kthehet në shtëpi dhe e ka mbaruar qejfin.

Ah moj Arbana, ishalla i bie shpirti rehat tani njerëzve!

/AlpeGossip.al