DUHET TI LEXONI/ Ja 10 histori vjehrrash të ardhura nga ”ferri” – AlpeGossip
DUHET TI LEXONI/ Ja 10 histori vjehrrash të ardhura nga ”ferri”

DUHET TI LEXONI/ Ja 10 histori vjehrrash të ardhura nga ”ferri”

Jemi të sigurt që të gjithë të paktën një herë në jetë keni dëgjuar dikë të ankohet për vjehrrën. Çfarëdo të keni dëgjuar më parë, mendojmë se as nuk krahasohen me historitë që do të lexoni më poshtë. Ju urojmë fat…

1. Jam e martuar prej 11 vitesh dhe vjehrra ka ngjitur fytyrën e dikujt tjetër në foton e dasmës sonë.

2. Jam e martuar prej 3 vitesh, por vjehrra më thërret Katie, emri i ish të dashurës së burrit tim. Unë quhem Megan.

3. Kur vjehrra vjen te ne për vizitë, e lë derën e banjës hapur sa herë kryen nevojat e saj personale apo kur lahet. Kur i kërkuam të mbyllte derën, jo vetëm që s’e mbylli, por filloi të bridhte nëpër shtëpi lakuriq.

4. Vajza ime ishte dy vjeçe kur u njoha me burrin e tanishëm. Tani është nëntë dhe për të, bashkëshorti im është si baba. Krishtlindet e kaluara, ime bijë e quajti nënën e burrit tim “gjyshe” dhe ajo, në sy të të gjithë familjes, i bërtiti, “s’e di pse më quan gjyshe. Unë s’jam gjyshja jote.”

5. Vjehrra ime solli ish të dashurën e burrit në dasmë (pa na pyetur ne) dhe i rikujtonte të birit se kishte dhe mundësi të tjera.

6. Vjehrra ime refuzon të më flasë. Edhe nëse jam aty, në të njëjtën dhomë me të, ngjitur me burrin tim, ajo thotë gjëra të tipit, “do gruaja jote diçka për të ngrënë?”

7. Njëherë, vjehrra më dha një dhuratë me një kartolinë që shkruante “m’u kujtove ti kur e pashë.” Ishte një shtrigë, dekorim për Halloween.

8. Për një vit pas martese, isha e detyruar t’u adresohesha vjehrrve e mi si zoti dhe zonja Filani. Madje, njëherë, vjehrra qau me ngashërimë sepse kisha bërë lazanja me gjizë dhe jo me ricotta. Tha se po “shkatërroja historinë dhe traditat e familjes” me lazanjën time të dështuar.

9. Pas dy vitesh martesë, unë mbeta shtatzënë. Vjehrra më mori mënjanë dhe më tha se pavarësisht i kujt është fëmija, do ta pranojnë njësoj. Dy vite më vonë, mbajnë ende një foto të djalit tonë dhe burrit tim pranë njëri-tjetrit në sallon dhe komentojnë vazhdimisht sa nuk ngjajnë.

10. Vjehrra ime organizoi një festë për ditëlindjen e dytë të time bije. Unë, burri, vajza dhe ajo. Tavolinën e shtroi për tre persona. Mua më la jashtë.

Burimi: BuzzFeed