XHENSILA I BËRI SURPRIZË/ Shikoni se në çfarë mënyre ja zbuloi Besi – AlpeGossip
XHENSILA I BËRI SURPRIZË/ Shikoni se në çfarë mënyre ja zbuloi Besi

XHENSILA I BËRI SURPRIZË/ Shikoni se në çfarë mënyre ja zbuloi Besi

Ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” ka qenë i ftuar aktori i njohur i humorit Bes Kallaku i cili ka zbuluar shumë të pathëna për karrierën e tij, por edhe për marrëdhënien me Xhensilën.

Pak ditë më parë çifti i njohur i showbizit festoi përvjetorin e dytë të martesës dhe Besi u surpriza nga një darkë romantike që Xhensila kishte përgatitur. Por siç duket  ai gjithmonë i zbuluar gjithë surprizat që Xhensila përgatit për të.

“Xhensila kishte bërë gjithë atë surprizë aty tek oborri. Kishin ardhur nuk e di se sa vetë që po merreshin me arredimin dhe më tha mua që kishte harruar fustanin dhe duhej ta merrja. I thashë a je në terezi, si të çoj në 9 të darkës për një fustan. E nejse, u nisa rrugës kur më merr një shoku im në telefon: O loku, të kanë hyrë njerëz në shtëpi, i ke tek oborri. Leje o loku tha pastaj se qenkan tu t’bo një surprizë.”

“Xheni tha mooos, se ishte hera e tretë që tentonte të më bënte një surprizë dhe nuk i ecte. Kur donte të më bënte surprizë për 30 vjetor, nga dritarja e pallatit deri te parkingu i pallatit kishte heq gjithë makinat dhe donte të shkruante me qirinj 30. Unë siç isha shtrirë nga ora 11 gjysmë, çohem dhe nuk shkoj në banjo, por më zuri tështima dhe dal në dritare. Ajo mendonte se do shkoja në banjë dhe kur më pa, tha mooos. Rasti tjetër ishte prapë një shok që nuk ia kishte fare haberin se do më bënin surprizë dhe më merr në tel e më thotë, a sa bukur qenkan tu ta bo o loku. Po këtë herën e fundit se prisja dhe u surprizova sepse unë nuk i lë radhë të më bëjnë surpriza.”, tha ai.