”KËSHTU RRI DHE QENI IM”/ Kejvina Kthella i kthehet ndjekësit ashtu siç ne nuk e prisnim – AlpeGossip
”KËSHTU RRI DHE QENI IM”/ Kejvina Kthella i kthehet ndjekësit ashtu siç ne nuk e prisnim

”KËSHTU RRI DHE QENI IM”/ Kejvina Kthella i kthehet ndjekësit ashtu siç ne nuk e prisnim

Modelja e njohur Kejvina kthella është  kthyer në një ndër vajzat më të komentuara në media. Kejvina është po ashtu shumë aktive në rrjete sociale ku vazhdimisht bën namin me fotot e postuara ku shfaqet tepër tërheqëse.

Së fundmi, modelja ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit ku shihet e veshur me një fustan të ngushtë e të shkurtë në ngjyrë rozë të ëmbël. Ajo ka pozuar e ulur në dysheme me një pozë qe ka arritur të tërheqë vëmëndjen e ndjekësve.

Në sy ka rënë komenti i një prej ndjekësve të saj, i cili ka shkruar: “ Kështu rri dhe qeni im.” Kejvina ka vendosur t’i kthejë përgjigje duke i treguar se as që ia ndjen. “Super”,-është përgjigjur ajo. Me siguri që për komentuesin kjo përgjigje ka qenë e papritur!