Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi që prej ditësh ka nisur pushimet në ishullin afrikan Mauritius ku po kalon eksperienca vërtetë të paharrueshme në natyrë. Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj foto dhe video nga këto pushime, ku ështe shfaqur në prani të luanëve të bardhë dhe breshkave gjigante.
Së fundmi Tuna ka postuar dy foto në profilin e saj, në njërën prej të cilave shihet se ka pozuar e ulur mbi një breshkë gjigante.
Ky veprim i këngëtares nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë kritikuar për kafshën e gjorë. “Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër? Pak më tepër respekt për të tilla qenie”, “Pse je ulur mbi një breshkë?”, “S’kisha parë ndonjë veprim të tillë. Aspak këndshëm!”, janë disa nga komentet në foton e Tunës, e cila ende nuk ka dhënë asnjë reagim.