JONIDA VOKSHI DHE BESNIK KRAPI MARTOHEN SOT/ Ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma (FOTO) – AlpeGossip
JONIDA VOKSHI DHE BESNIK KRAPI MARTOHEN SOT/ Ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma (FOTO)

JONIDA VOKSHI DHE BESNIK KRAPI MARTOHEN SOT/ Ky është resorti luksoz ku do të zhvillohet dasma (FOTO)

Ditën e nesërme, moderatorja e njohur Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, do të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre.

Më herët në rrjet qarkulluan foto të ftesave të dasmës së çiftit në formën e guaskës.

Nga detajet e ftesës, u kuptua se ceremonia do të bëhej në një vend bregdetar, ndërsa ditën e sotme “Tiranapost.al” ka zbuluar super resortin ku do të bëhet dasma.

Ai ndodhet në plazhin e Malit të Robit, shumë pranë bregut dhe ka një pamje fantastike të detit.

Resorti gjigant ka gjithashtu një pishinë dhe një platformë në mes të detit, e cila lidhet me pjesën tjetër nëpërmjet një ure druri.

Madje, në muajin shkurt të këtij viti, Jonida Vokshi publikoi në profilin e saj në Instagram një foto ku kishte pozuar në këtë resort, ndërsa ne tani kuptojmë se që atëherë moderatorja e ka bërë zgjedhjen e saj.

Presim me padurim ditën e nesërme për të parë Jonidën e Besnikun si nuse e dhëndër!Kujtojmë se pas dasmës, çifti ka vendosur të jetojë në Prishtinë.

ImageImageImageImage