Këngëtarja e njohur Nicole Scherzinger ka rënë pre e hakerave, të cilët kanë pushtuar profilin e saj në rrjetin social Instagram.
Në BIO-n e profilit të saj është shkruar se ajo ka xhiruar një kasetë seksi dhe të gjithë ata që duan ta shikojnë duhet të klikojnë tek linku.
Për më tepër i kanë postuar një foto gjysmë të zhveshur ku ka ekspozuar një pjesë të trupit.
Nuk dihet nëse është vërtetë ajo në foto apo është e fotoshopuar, por modelja ka të njëjtat forma trupore me këngëtaren dhe një konfirmim i tillë nuk mund të jepet me një siguri të plotë.
Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit në pak minuta.
Nuk dihet ende autori pas këtij sulmi dashakeq ndaj këngëtares me famë botërore.