LOJRA, ART DHE HUMOR/ Detajet që e bëjnë të veçantë dasmën e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
LOJRA, ART DHE HUMOR/ Detajet që e bëjnë të veçantë dasmën e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit (FOTO+VIDEO)

LOJRA, ART DHE HUMOR/ Detajet që e bëjnë të veçantë dasmën e Jonida Vokshit dhe Besnik Krapit (FOTO+VIDEO)

Ditën e djeshme u zhvillua dasma e Jonida Vokshit me aktorin kosovar Besnik Krapi. Ceremonia dhe festa ishin të thjeshta dhe modeste, por të mbushura me shumë lojra dhe qejf.

Në këtë dasëm, ndryshe nga dasmat e VIP-ave të tjerë kishte shumë element të veçantë që nuk i kemi parë shpesh. Çifti mesa duket kishin vendosur që festa të ishte e mbushur me disa elementë që do të kënaqnin të gjithë të ftuarit.

Në dasmën e Jonidës dhe Besnikut u zhvillua një lojë që më parë e kemi hasur vetëm në disa emisione humori. Çifti të ulur me shpinë nga njëri-tjetri luajtën lojën e ngritjes së këpucës. Ermal Mamaqi ishte ai i cili drejtonte lojën dhe bënte pyetje të ndryshme në lidhje me njëri-tjetrin, të cilave, Jonida dhe Besniku duhet ti jepnin përgjigje duke ngritur një nga këpucët, të vetes ose të partnerit. Ne do t’ju tregojmë disa video ku loja duket tepër interesante dhe të ftuarit po kënaqen pa masë.

Një tjetër element i veçantë ishte një tabelë e vendosur në dasmën e Jonidës e cila i ftonte të gjithë të ftuarit të hiqnin këpucët, të merrnin një palë shapka me gisht dhe të gjithë të kërcenin rehat. Mund të themi se është një ide e veçantë dhe tepër e zgjuar sepse mbi të gjitha, shpëton femrat nga takat…

Gjithashtu vlen të përmendet që e gjithë festa dhe kërcimet janë zhvilluar sipër një pishine. Dhe kjo përbën një ide të veçantë që nuk e kemi hasur shpesh më parë.

Në dasëm gjithashtu përfshihej dhe një tjetër element shumë i veçantë pasi në pjesën e celebrimit, ulëset e të ftuarëve ishin të bëra me kashtë dhe kishin mbulesa sipër. Ky detaj shkonte shumë me të gjithë dekorin e festës dhe gjithashtu nuk e kishim hasur më parë.

Një tjetër detaj i veçantë ishte se tek ceremonia, të gjithë të ftuarit mund të shkruanin një urim për çiftin në disa zemra prej druri dhe ti hidhnin në një kornizë xhami. Shumë e veçantë dhe një kujtim i bukur.

Diçka tjetër në dasmën e çiftit e cila nuk kaloi pa u vënë re ishte dekori i hënës pas tavolinës së Jonidës dhe Besnikut. Me një shkrim shumë të bukur dhe unit, ky detaj nuk i shpetoi vëmendjes së askujt.

Pra mund të themi me plotë gojë, se kjo dasëm duket sikur është shijuar pafund nga të gjithë! /AlpeGossip.al