U SHTIRËN SI TË LIDHUR/ Këta çifte VIP janë akuzuar për ”fauxmance” – AlpeGossip
U SHTIRËN SI TË LIDHUR/ Këta çifte VIP janë akuzuar për ”fauxmance”

U SHTIRËN SI TË LIDHUR/ Këta çifte VIP janë akuzuar për ”fauxmance”

Fauxmance – lidhje romantike e rreme, përgjithësisht e thurur për qëllime marketingu.

Michael Jackson dhe Lisa Marie Presley

Në vitin 1993, Michael Jackson i propozoi Lisa Marie Presley-t, vajzës së Elvis Presley-t, përmes telefonit. Ata u martuan në Las Vega në Republikën Domenikane në maj të 1994-s. Mediat asokohe aluduan se dasma ishte një marifet publiciteti për karrierën e Presley-t, por edhe mënyrë për të shpërqëndruar vëmendjen nga akuzat ndaj Michael Jackson për abuzim seksual. Martesa përfundoi një vit më vonë.

Drake dhe Jennifer Lopez

Diferenca prej 17 vitesh nuk qe arsyeja pse lidhja e Drake me J.Lo u pa me dyshim. Një romancë mes tyre nuk u konfirmua kurrë, por disa foto të publikuara në Snapchat nga Lopez, i bënë të gjithë të mendojnë se mes tyre kishte diçka. Në fakt, më pas u tha se do të sillnin bashkë një këngë, gjë që ndikoi që romanca mes tyre të shihej si një formë marketingu. Kënga nuk u publikua.

Taylor Swift dhe Tom Hiddleston

Romanca e Taylor-it me Tom Hiddleston u përfshi nga një hije dyshimi. Zërat për lidhjen e tyre nisën kur Tom u fotografua i veshur me një bluzë ku shkruhej “I <3 TS”, ndërsa më pas u panë duke u puthur në plazh. Por gjithashtu u aludua se romanca u stis për të promovuar albumin e “1989” të Swift.

Noah Cyrus dhe reperi Lil Xan

Vitin e kaluar, Noah, motra e Miley Cyrus, dhe reperi Lil Xan qenë në një lidhje. Më pas, Xan theksoi se romanca u propozua nga kompania muzikore Culumbia për të promovuar këngën e tyre “Live or Die”. Cyrus e ka mohuar një gjë të tillë, por reperi ngul këmbë për të kundërtën.

Shawn Mendes dhe Camila Cabello

Sipas shumë njerëzve në Twitter – pasi aty ndodh gjithçka – Camila dhe Shawn nuk janë aspak të lidhur, por po e përdorin romancën e trilluar si një marifet marketingu. Njerëzit mendojnë se është tepër dyshues fakti që Camila dhe Shawn, miq prej kohësh, filluan të dilnin tmerrësisht shumë pas publikimit të këngës “Señorita”. Gjithashtu të dy e kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur diçka më shumë se vetëm shoqëri, ndërsa më pas, fill pas “Señorita”, paparacët i fotografuan kudo. Asnjë prej tyre nuk u përpoq t’i shmangte.