U LARGUA NA ”ON RECORDS”/ 1 muaj më vonë, Fero sherr me ish-menaxherin – AlpeGossip
U LARGUA NA ”ON RECORDS”/ 1 muaj më vonë, Fero sherr me ish-menaxherin

U LARGUA NA ”ON RECORDS”/ 1 muaj më vonë, Fero sherr me ish-menaxherin

Muajin e kaluar Fero bëri të ditur me anë të një postimi në Instagram se është larguar nga “On Records”, label nga i cili publikoi këngë që patëm shumë sukses.

“Fansa, Dashamir, Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin “On Records” ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur. Por dhe On Records ka te drejten te rezervoj data per mua. Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme”, shkruante Fero.

Mirëpo vetëm një muaj pas largimit, raportet mes Feros dhe menaxherit Met Elshani duket se janë prishur dhe po përflitet se ata kanë bërë sherr.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe “Gazeta Express” ka ruajtur një postim të Elshanit ku ai i drejtohet tyre që menaxhojnë artistët e ri. Sipas tij disa prej tyre po i marrin në qafë të rinjtë, të cilët po rebelohen edhe ndaj familjarëve.