I THANË TË BËNTE GJOKSIN/ Aurela Gaçe na habiti me përgjigjen që dha (VIDEO) – AlpeGossip
I THANË TË BËNTE GJOKSIN/ Aurela Gaçe na habiti me përgjigjen që dha (VIDEO)

I THANË TË BËNTE GJOKSIN/ Aurela Gaçe na habiti me përgjigjen që dha (VIDEO)

Kohëve të fundit një nismë mjaft interesante e ndërmarrë nga fotografja Anjeza Dyrmishi ka bërë xhiron e rrjetit për faktin se u janë bashkuar shumë personazhe. Klipi i realizuar aq bukur tërhoqi shumë vëmendje nga njerëz të zakonshëm por edhe nga bota e showbiz.

View this post on Instagram

Ohhh sa më pelqeu ky projekt 💪👏👏👏👏👏 bravoo e madhe . Nuk po i shtoj asgje asaj qe keni pershkruar e thene e bere ketu. E besoj edhe e jetoj jeten pikerisht keshtu👊👊👊 —– #Repost @anjezadyrmishi (@get_repost) ・・・ Prano veten, nisma jone me e re me e madhe me signifikante. I flasim cdo gruaje, ne cdo cep te Shqiperise e te botes, i flasim bukurise se saj, te jashtmet e se brendshemes, ne cdo rrudhe, shenje, thinje, e kg. Te flasim ty qe je e bukur ne te gjithe kompleksitetin tend. Prano veten, invesitimi me i rendeishem shpirteror e emocional. Prano veten, ashtu sic je, dhe mos harro je unike dhe e pazevendesueshme, je ti. #pranoveten Prano veten edhe te tjeret… @sara.karaj @angelinas.lbook @lindadido__ @andresaambrosioofficial @estelaujka @sarakolami @sarah.berisha @ditea_berisha @aureola_buzi @artj0la @ivatico @odetchie @stelasallaku @rinakuqo

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Një prej tyre ka qenë pikërsisht këngëtarja e madhe e skenës sonë Aurela Gaçe. Ajo njihet për natyrën e saj mjaft solidare dhe ktë gjë e ka treguar edhe duke mbështetur nismën në fjalë. Këngëtarja ka rrëfyer eksperiencat dhe frikërat e saj duke theksuar edhe njëherë se askush nuk është perfekt. Mesazhi i saj është i qartë, t’sa duam veten edhe me imperfeksionet tona.

“Edhe pse kam 26 vjet në sy të publikut ka akoma njerëz që më thonë s’je mjaftueshëm rregullo këtë, rregullo atë, s’je e gjatë, rrit parakolpin, je e shëndoshë, je dobësuar, mos qesh shumë, mos fol, etj etj. E imagjinon dot sikur për vetëm 1 moment t’i kisha dëgjuar? Më tha para disa ditësh dikush që më bëri disa matje në trup, perfekt tha kraharori me vithet njësoj. Bëj gjoksin tha se je perfekt. E kupton ça bëhet? Më tha je në rregull e pastaj sugjeroi rritjen e përmasave. Pse i thashë? Mendon se do të kem më shumë fansa po e bëra? Apo mendon se do lërë kokën burri për mua? Ngeli. A e kupton se nga çfarë presioni rrethohen vajzat, gratë? Nga njëra-tjetra një herë presion i rrezikshëm. E për të mos folur edhe për gjininë mashkullore, që kërkon perfeksion, a thua se vetë ka rënë nga qielli”. Ka qenë ky komenti i bërë nga Aurela në rrjetet sociale. Në fund ajo inkurajon vajzat për të mos rënë pre e djemve që i trajtojnë si të pavlera.