SOT ME FEMRA TË NJOHURA TË SHOWBIZ-IT/ Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t’u bërë të famshëm – AlpeGossip
SOT ME FEMRA TË NJOHURA TË SHOWBIZ-IT/ Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t’u bërë të famshëm

SOT ME FEMRA TË NJOHURA TË SHOWBIZ-IT/ Donaldit dhe Romeos i zbulohen ish-të dashurat që i braktisën për t’u bërë të famshëm

Aktori i ri i humorit, Donald Veshaj është bërë i famshëm bashkë me vëllanë e tij binjak Romeo dhe prej muajsh është në qendër të vëmendjes për romancën e tij me prezantuesen Bora Zemani.

MCN Albania shkruan se aktori më herët ka qenë i dashuruar dhe i fejuar me një vajzë nga Durrësi, që ka zgjatur 4 vite.

Sipas burimeve të MCN, thuhet se shkak për prishjen e fejesës mes dy të dashuruarve ka qenë ambicia e vëllezërve për të qenë të famshëm e për t’u bërë pjesë e tregut mediatik.

“Të njëjtat burime shprehen se për shkak te synimeve  për t’u bërë pjesë e tregut mediatik, Donald e Romeo ishin të detyruar për hir të strategjive të bënin skupe dashurie me të divorcuarat e shoëbiz-it shqiptar”, thuhet në videon e publikuar nga MCN Radio.

Kujtojmë që edhe vëllai i tij binjak Romeo është në një lidhje romantike me këngëtaren shqiptare Jonida Maliqi.