SHERRI KYLIE DHE KENDALL TRAZON UJËRAT/ Ja ç’diskutuan motrat Kardashian fshehurazi tyre (VIDEO) – AlpeGossip
SHERRI KYLIE DHE KENDALL TRAZON UJËRAT/ Ja ç’diskutuan motrat Kardashian fshehurazi tyre (VIDEO)

SHERRI KYLIE DHE KENDALL TRAZON UJËRAT/ Ja ç’diskutuan motrat Kardashian fshehurazi tyre (VIDEO)

Motrat Kardashian po qëndrojnë larg sherrit të Kendall dhe Kylie Jenner.

Në episodin e javës së kaluar të ‘Keeping Up with the Kardashians’, dy motrat u grindën gjatë një udhëtimi familjar në Palm Springs. E gjitha filloi për një fustan, por pasi Kendall, Kylie Kris Jenner dhe Corey Gamble hipën në të njëjtën makinë gjërat kaluan në konfrontim fizik, kur Kylie refuzoi që shoferi ta linte Kendall në shtëpinë e saj.

Në një vështrim të fshehtë në episodin e së enjtes, Kim, Kourtney dhe Khloé Kardashian ulen për të diskutuar mbi ato që ndodhën.

“Kishte tension kur nata filloi. Kishte tension që në darkë. [Kendall] nuk erdhi me qejf në mbrëmje.” tha Khloé, “Unë mendoj se thjesht është e vështirë për të gjithë. Motrat mund ta kapërcejnë atë.”

Për shkak se ato nuk ishin në të njëjtën makinë me motrat e tyre më të vogla, nuk janë saktësisht të sigurta se çfarë ka ndodhur. Por siç thekson Kim,  Kendall “padyshim që nuk do të reagonte ashtu pa ndonjë arsye”.

“Ato patën një zënkë mes motrash, Corey ndodhej atje dhe ai tani është përfshirë në këtë situatë.”-thotë ajo. “Është thjesht shumë situatë e bezdisshme”.

Khloé gjithashtu vëren se ndërsa Kendall ishte esëll, Kylie dhe Corey kishin pirë, duke shtuar, “Unë thjesht nuk mendoj se ata ishin në vete dhe mendonin me logjikë.”

“Dhe Kendall vuan nga ankthi me të cilin me të vërtetë lufton”, thotë Kim. “Thjesht edhe ajo lëkundet dhe është mërzitur aq shumë – Dhe kjo është e vështirë”.

“Unë ndihem keq që mamaja është në mes”, shton Khloé. “Me të vërtetë. Nuk mund ta imagjinoja si do ndihesha në vendin e saj. Është e shpifur”.

Khloé thotë se ajo mbështet Kendall. “Kështu që unë vetëm dua që Kendall të ndihet e mbështetur. Por zgjedhja e njërës prej tyre nuk do të bëjë asgjë tani, kështu që unë vetëm shpresoj që Kendall dhe Kylie ta kuptojnë.”

Ndërsa episodi po transmetohej javën e kaluar, Kendall dhe Kylie bënë shaka në Twitter në lidhje me sherrin.

Kylie Jenner, Kendall Jenner, Birthday