Fjorentina Halili ka qenë një nga ato banore të ‘Big Brother’ e cila është komentuar më së shumti. Kjo për faktin se lidhja e saj brenda shtëpisë me Olsin ngjalli mjaft interes. Lidhja zgjati fare pak dhe që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ata vazhduan jetën e tyre, secili në drejtime të ndryshme.
Fjorentina është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe po ashtu ndiqet nga shumë fansa. Bukuroshja u ka dhënë mundësinë këtyre të fundit që t’a pyesin lidhur me jetën e saj private dhe ajo u është përgjigjur të gjithëve. Na fakt ajo që u bëri habi fansave ishte përgjigja e njërës prej pyetjeve. A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je”,-ka qenë komenti i njërit prej ndjekësve.
Fjorentina zgjodhi t’i përgjigjet në këtë mënyrë:- “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”. Nga kjo kuptuam shumë lidhur me atë që Fjorentina Halili ka kaluar brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme. E ndoshta kjo lidhet me vendimet që bukuroshja ka marrë lidhur me Olsin, me të cilin krijoi edhe një marrëdhënie të fortë dashurie.












![Biznesmenin shqiptar e zë gjumi në pub, modelja braziliane i “nxjerr bojën” në Instagram [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/BIZESMENI-22-400x232.jpg)



