”MË SHËROVE”/ Aurela Gaçe ka një dedikim special për dikë të veçantë – AlpeGossip
”MË SHËROVE”/ Aurela Gaçe ka një dedikim special për dikë të veçantë

”MË SHËROVE”/ Aurela Gaçe ka një dedikim special për dikë të veçantë

Disa ditë më parë Aurela Gaçe dha një super koncert në amfiteatrin e Tiranës ku morën pjesë shumë njerëz të medias dhe të skenës. Shumë energji dhe argëtim pati nën prezencën e të madhes Aurela, e cila padyshim ndezi skenën përgjatë 3 orëve përformancë live.

Artistja u ndal të falenderonte këdo për pjesëmarrjen që nga fansat e deri tek stafi i saj. Por ditën e sotme u ndal të falenderonte një mik të shtrenjtë, autorin Jorgo Papingji. Ajo ka zgjedhur t’a falenderojë me fjalët më të bukura artistin e shquar.

“Ky është njeriu që shkroi kaq shumë për mua. Ai është pakëz i pamundur, por erdhi në koncert. Erdhi e në fund më tha: ‘Më shërove’. Shpirtërisht shpresoj të ketë marrë nga ajo natë ku këndova këngët, tekstet që shkroi. Ka shkruar të gjitha këngët që ju këndoni me mua mbas 20 vitesh me muzikën e Adrian Hilës. Si të mos jem mirënjohëse?”,-ka shkruar Aurela krahas fotos së postuar me artistin. Ky dedikim prekës me siguri ka emocionuar edhe vetë Jorgon.