Shtangen shikuesit: Moderatorja shqiptare godet me shpullë kolegun në mes të emisionit – AlpeGossip
Shtangen shikuesit: Moderatorja shqiptare godet me shpullë kolegun në mes të emisionit

Shtangen shikuesit: Moderatorja shqiptare godet me shpullë kolegun në mes të emisionit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze dielli” në “Report TV”.

Teksa ndodheshin në një lidhje direkte me studion e lajmeve, dy moderatorët e emisionit, Alban Musa dhe Erjona Rusi, kanë shfrytëzuar disa momente për të bërë joga. Në përpjekje për të krijuar një situatë komike, Rusi ka goditur me shuplakë kolegun e saj, gjë që nuk pritej aspak, pasi nga reagimi i të dyve, u kuptua se goditja ishte disi më e fortë nga ç’ishte parashikuar.

“Do më thyesh syzet moj!”-është shprehur Musa, ndërsa kolegia theksoi se asnjëri prej tyre përfundimisht nuk di të bëjë joga.

Joga ne studio

Ne në Rreze Dielli bëjmë edhe joga

Posted by Rreze Dielli on Freitag, 23. März 2018