Prej kohësh Era Istrefi përflitet për një lidhje me këngëtarin britanik, Julian Perretta. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe flirtet në komente nuk kanë munguar.
Së fundmi Era ka postuar në Instagram një foto gjatë qëndrimit të tyre në Paris dhe shkruan: “Nuk jeni gati për atë që ju pret”.
Një foto të Erës ka postuar edhe i dashuri i saj, Juliani teksa dje ata kanë vizituar Pallatin e Versajës.
Kaq është dashur që të përflitet se dyshja në këtë mënyrë kanë dhënë lajmin e madh se së shpejti do i shohim me një bashkëpunim.
Së fundmi çifti u panë bashkë edhe në një studio muzikore.
Na mbetet të presim derisa thashethemet t’i konfirmojë vetë Era ose Juliani.