”MË LINI TA SHIJOJ DHE PAK PRIVATËSISHT”/ Alban Ramosaj pohon publikisht lidhjen me modelen – AlpeGossip
”MË LINI TA SHIJOJ DHE PAK PRIVATËSISHT”/ Alban Ramosaj pohon publikisht lidhjen me modelen

”MË LINI TA SHIJOJ DHE PAK PRIVATËSISHT”/ Alban Ramosaj pohon publikisht lidhjen me modelen

Alban Ramosaj ka konfirmuar sot se është një lidhje dashurie, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Why not”. Albani aktualisht nuk dëshiron ta bëjë publike lidhjen dhe kërkoi që ta lejojnë ta shijojë privatisht.

“Gocat e mia të dashura, që ta keni parasysh, Albani është i lidhur”, tha Roza.

“Jam në një periudhë shumë pozitive të jetës sime. Dhe nga këngët mund ta kuptoni. Nëse evolon në diçka më serioze, më besoni që do e merrni vesh. Thjesht më lejoni ta shijoj edhe pak privatësisht”, u shpreh Albani.

Pak kohë më parë këngëtari deklaroi se këngën e re e ka dedikim për dikë. Më pas modelja shqiptare, Niki Delijorgji u shpreh se Albani ia ka dedikuar këngën asaj dhe vetë këngëtari e konfirmoi. Madje Albani e thirri Nikin “Të dua shumë gruja jem”.