U KAP MAT ME YOUNG ZERKËN/ Modelja sqaron gjithçka publikisht (FOTO) – AlpeGossip
U KAP MAT ME YOUNG ZERKËN/ Modelja sqaron gjithçka publikisht (FOTO)

U KAP MAT ME YOUNG ZERKËN/ Modelja sqaron gjithçka publikisht (FOTO)

Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi, për shkak të disa fotove të publikuara ku ai shfaqej në praninë e një vajze bjonde. Fillimisht dyshja u fotografuan në një pishinë, shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa më pas në vendlindjen e Zerkës, ku dukej se ky i fundit po i tregonte vendin.

Menjëherë pas këtyre fotove lindën aludimet se Zerka dhe vajza bjonde, e cila është modele dhe quhet Joana Alimema, janë në një lidhje. Ndonëse në një intervistë për ‘Pop Culture’, Zerka tregoi se është duke bërë një videoklip të ri, pjesë e të cilit është dhe Joana dhe se me modelet në klip marrëdhënia është vetëm profesionale, asgjë më shumë, aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre nuk pushuan.

Së fundmi Joana përmes një postimi të bërë në rrjete sociale, i ka vërtetuar fjalët e Zerkës. Ajo ka publikuar në Instastory projektin më të ri të Young Zerkës, pjesë e të cilit është dhe ajo. ‘Së shpejti’, ka shkruar ajo duke lajmëruar se videoklipi do të dalë së shpejti.