Marrëdhënia treshe/ Solli në jetë Luxifer, flet Egla Harxhi: Si ka ndryshuar jeta ime tani që jam nënë – AlpeGossip
Marrëdhënia treshe/ Solli në jetë Luxifer, flet Egla Harxhi: Si ka ndryshuar jeta ime tani që jam nënë

Marrëdhënia treshe/ Solli në jetë Luxifer, flet Egla Harxhi: Si ka ndryshuar jeta ime tani që jam nënë

Në një marrëdhënie treshe, një bashkëjetues që pretendon fronin e Principatës së Libofshës si edhe një fëmijë të quajtur Lucifer, ish-missi Egla Harxhi është një prej personazheve më të cuditshme në Shqipëri.

Ajo ka treguar sëfundmi emicionet e të qënit nënë si edhe raportin me bashkëjetuesin dhe vajzën tjetër në një intervistë për GSH duke thënë se Jarlit, i është ngarkuar një detyrë edhe më e madhe si aristokrat që është.

“Mendoj është më mirë që ta pyesni vetë mbi emocionet e të qënit baba…(qesh). Ale është një person shumë i rezervuar në shprehjen e emocioneve të tij personale dhe kjo vjen nga edukimi i tij.

Kjo është diçka që unë e vlerësoj shumë pasi fjalët dhe shprehja eksesive e emocioneve nuk janë më të vërteta në krahasim me veprat. Janë ato që kanë rëndësi në shprehjen e vërtetë të ndjenjave.

Por mbi pyetjen nëse ka ndryshuar diçka tek ai, është pyetje retorike pasi nuk do ishte normale që mos të ndryshonte asgjë, sigurisht ai është i njëjti njeri me të njëjtat principe, por sot ka një motiv dhe një forcë më të madhe në përmbushjen e detyrës së tij si aristokrat”., tregon ajo.