THEU BETIMIN/ Isli Islami përlotet sërish në emision. Ja arsyeja – AlpeGossip
THEU BETIMIN/ Isli Islami përlotet sërish në emision. Ja arsyeja

THEU BETIMIN/ Isli Islami përlotet sërish në emision. Ja arsyeja

Isli Islami, një Peshore, nga Tepelena, ishte betuar që nuk do të qante më në emision. Ndodhi herën e parë në 2016-n në “Wake Up” kur për ditëlindje stafi e surprizoi me një video të familjes në SHBA. Isli nuk mundi t’i mbante lotët.

Herën e dytë, tetor 2017, moderatori e pati të vështirë të kontrollonte emocionet teksa lexonte letrën e një emigrani shqiptar në Amerikë, i cili në 1980-n i shkruante familjarëve në Korçë.

Sot, 17 tetor, Isli theu betimin dhe u përlot sërish.

Me rastin e 33-vjetorit, kolegia e preferuar, Ori, e nisi “Wake Up” me disa fjalë dedikuar Islit. Urimi i nënës së tij në fund të videos e përloti moderatorin dhe vazhdimin e merrni me mend vetë.