Moderatorët që po mbajnë PEZULL emisionet! Nga Eni Vasili deri tek Eno Popi, çfarë pritet të ndodhi në ekranet tona… – AlpeGossip
Moderatorët që po mbajnë PEZULL emisionet! Nga Eni Vasili deri tek Eno Popi, çfarë pritet të ndodhi në ekranet tona…

Moderatorët që po mbajnë PEZULL emisionet! Nga Eni Vasili deri tek Eno Popi, çfarë pritet të ndodhi në ekranet tona…

Në një kohë që sezoni i ri është pranë vazhdojnë zërat për lëvizjet e moderatorëve në televizione të ndryshme.

Ju tashmë e dini, vera është gjithnjë e mbushur me lajme që kanë lidhje me televizionet duke qenë se gjatë kësaj stine bëhen të gjitha përgatitjet për nisjen e një sezoni të ri në shtator më të freskët e më të mirë.

Së fundmi po flitet për largimin e moderatores Eni Vasili nga televizioni ku e kemi parë prej vitesh, “News 24”. Burimet mediatike bëjnë me dije se ajo do të transferohet në një televizion të ri që është  “A2” i cili ende nuk ka nisur transmetimet.

Mirëpo Eni Vasili nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar këtë gjë.

Eni Vasili nuk është e vetmja, ka disa moderatorë të tjerë që u folën se do të largoheshin nga televizionet që i pam prej vitesh.

Ledion Liço

Për Ledion Liçon u tha se do të largohej nga Top-Channel, pas një zënke me drejtorin e ri, Ben Blushi, i cili është drejtor i përgjithshëm i televizionit.

Ndër të tjera thuhej se Ledioni synonte postin e drejtorit të përgjithshëm të televizionit dhe kjo ishte një ndër shkaqet e largimit të tij.

Por ky lajm u mohua direkt nga vetë Ledioni duke e quajtur si lajm të rrem.

Eno Popi

Një tjetër largim nga televizionet u përfol dhe për Eno Popin. Moderatori do të largohej nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, pjesë e të cili ai është prej rreth 9 vitesh. Nuk bëhej fjalë për t’u larguar përfundimisht nga “Top Channel”, por për drejtimin e një programi tjetër.

Sipas lajmeve që qarkulluan Eno Popi do të moderonte emisionin “Kutia e fundit” patentën e të cilit e ka blerë së fundmi “Top Channel”.

Mirëpo pas këtyre lajmeve Eno Popi ka reaguar, duke thënë se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe e mohoi kategorikisht idenë e një largimi të mundshëm nga “Wake Up”. Ama pavarësisht fjalëve të Enos, Ori bashkëprezantuajsa e Wake-Up duket se i hodhi benzinë zjarrit kur e shpreh se sezonin e ardhshëm emisioni do të ishte po njësoj me apo pa Enon.

Anila Çela

Përpara disa ditësh qarkulloi lajmi që prezantuesja e njohur Anila Çela do të braktiste televizionin ‘Vizion Plus’ në të cilin prej vitesh prezanton emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ dhe do të zhvendosej në ‘Top Channel’.

Sipas burimeve të ndryshme ajo do të zëvendësonte Juli Krisafin dhe do të merrte drejtimin e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Mirëpo  Anila ka reaguar rreth këtij lajmi dhe ka treguar sesi qëndron e vërteta e lëvizjes së saj.

Ajo nuk ka konfirmuar lajmin se do të iki në Top Channel dhe ka treguar se momentalisht nuk do tregojë asgjë për planet e së ardhmes.

‘Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj’ , u shpreh Anila.

Bieta Sulo

Emisioni Pasdite në Top-Channel duket se nuk po e gjen moderatoren e saj, pasi gati çdo sezon ndryshohet prezantuesja. Pas Anila Çelas, u fol se kryeredaktorja e Top Show Magazine, njëkohësisht edhe bashkëshortja e Alban Dudushit, do të jetë fytyra e re e emisionit të Pasdites në Top Channel.

Bieta nuk e ka mohuar këtë informacion por as e ka pohuar, duke thënë se tregu është i hapur si për drejtuesit e televizioneve por edhe për gazetarët.

‘’Unë jam e angazhuar me “Top Talent”, talent show më i ri që fillon të merkurën në ‘Top Channel’. Sezoni veror është një treg i hapur për drejtuesit e televizioneve dhe gazetarët për projekte të reja, në funksion të një sezoni të ri televiziv edhe më të suksesshëm,” ka thënë Bieta.

Lëvizjet e moderatorëve nga televizionet, apo emisionet ku jemi mësuar ti shohim prej vitesh duken të pabesueshme. Ata deri më tani as nuk kanë mohuar dhe as kanë pohuar largimet dhe ndryshimet në programe. Ngelet të presim shtatorin, ku duket se do të jetë një sezon që ka rezervuar plot surpriza./Përgatiti AlpeNews.al/