Çfarë po KURDISIN Era dhe Nora Istrefi? Zbulohet SURPRIZA e dy motrave, së shpejti me një… – AlpeGossip
Çfarë po KURDISIN Era dhe Nora Istrefi? Zbulohet SURPRIZA e dy motrave, së shpejti me një…

Çfarë po KURDISIN Era dhe Nora Istrefi? Zbulohet SURPRIZA e dy motrave, së shpejti me një…

Era Istrefi bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pas performancës historike në krah të Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit.

Menjëhërë pas këtij suksesi, Era publikoi këngën e saj më të re me titull “Prisoners”, që u prit mjaft mirë nga fansat e këngëtares.

Mirëpo duket se Era Istrefi nuk di të ndalet dhe këtë herë po përgatit një tjetër suprizë! Burime pranë këngëtares kanë bërë të ditur për “Prive” se ajo po punon për këngën e saj më të re.

Dhe kjo këngë është tejet e veçantë , pasi do të jetë në bashkëpunim me motrën e saj, këngëtaren Nora Istrefi. Ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dy motrave.

Megjithatë, Erës i duhet të marrë konfirmimin nga kompania me të cilën bashkëpunon, për ta publikuar këngën me Norën.