NJË DITË PAS LINDJES/ Hana e Loredanës dhe Mozzik po bën namin në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
NJË DITË PAS LINDJES/ Hana e Loredanës dhe Mozzik po bën namin në rrjetet sociale (FOTO)

NJË DITË PAS LINDJES/ Hana e Loredanës dhe Mozzik po bën namin në rrjetet sociale (FOTO)

Ditën e djeshme Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të quajtur Hana. Ndryshe nga pjesa më e madhe e personazheve të showbiz-it, çifti i njohur nuk u kujdesën që ta mbanin të fshehtë imazhin e vogëlushes. Pak orë pas lindjes ata publikuan një fotografi të plotë të saj.

Për më tepër vetëm 1 ditë pas ardhjes në jetë, Mozzik dhe Loredana kanë vendosur të hapin një llogari në ‘Instagram’ për Hanën e vogël. Brenda pak minutave në profilin e saj janë shtuar me mijëra ndjekës, ndërsa për momentin Hana ndjek vetëm mamin dhe babin e saj.

Vajza e Mozzik dhe Loredanës nuk është e vetmja bebe ‘VIP’ me një profil të sajin në rrjete sociale, sepse kohët e fundit duket se kjo është kthyer në një lloj trendi në radhët e personazheve të njohur.