E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Genta Ismajlin – AlpeGossip
E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Genta Ismajlin

E ZHDUKUR PREJ KOHËSH/ Ja çfarë ka ndodhur me Genta Ismajlin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli prej kohësh po qëndron larg rrjeteve sociale dhe këngët e reja nga ajo kanë munguar. Videoklipi i fundit nga Genta u publikua në mars ndërsa në verë ajo nuk solli një klip të ri edhe pse fansat po e prisnin me padurim.

Pak kohë më parë u përfol se Genta është shtatzënë, por këto fjalë i hodhi poshtë vetë këngëtarja.

Ditën e sotme më në fund ajo është rikthyer dhe ka treguar që gjatë kësaj kohe ndodhej me pushime. Genta ka pozuar në Venecia, Italia, e veshur me të zeza dhe duket në super formë.

Nuk dihet kush po e shoqëron këngëtaren në këto pushime, familja, miqtë apo personi i zemrës.