TË GJITHË DO TA DONIM NJË SHOQE TË TILLË/ Fiori tregon sakrificat e Rozanës për shoqërinë – AlpeGossip
TË GJITHË DO TA DONIM NJË SHOQE TË TILLË/ Fiori tregon sakrificat e Rozanës për shoqërinë

TË GJITHË DO TA DONIM NJË SHOQE TË TILLË/ Fiori tregon sakrificat e Rozanës për shoqërinë

Fiori Dardha dhe Rozana Radi drejtojnë së bashku emisionin ‘Boom’ në ekranin e ‘Ora News’. Përpos se në ekran, moderetoret shihen shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe përmes postimeve që shpesh bëjnë, kanë treguar se mes tyre ekziston një miqësi e fortë.

Ditën e sotme, Fiori ka dhënë provat se Rozana është shoqja për të cilën vajzat luten, sidomos ato që janë të apasionuara pas fotove dhe bëjnë 100 të tillë për të realizuar një të saktë. Ajo ka ndarë një video në profilin e saj të Instagramit, ku shihet Rozana me një telefon në duar.

Rozana ka si qëllim realizimin e një fotoje perfekte dhe për të përbushur qëllimin e saj, ulet në shumë pozicione vetëm për të gjetur këndin e duhur. “KAMERA E FSHEHTË “Sakrificat” e Rozit për të më realizuar një foto të mirë! Ma “nxiu” jetën”! Kujton se jam modele…”, ka shkruar Fiori krahas videos së publikuar duke iu bërë zili të gjitha vajzave që ndoshta se kanë një shoqe të tillë.