RRËFIMET E GRAVE/ S’ia kisha idenë se shtatzënia do të ndikonte kështu në trupin tim – AlpeGossip
RRËFIMET E GRAVE/ S’ia kisha idenë se shtatzënia do të ndikonte kështu në trupin tim

RRËFIMET E GRAVE/ S’ia kisha idenë se shtatzënia do të ndikonte kështu në trupin tim

Të lindësh një fëmijë të ndryshon jetën, por ndikimet që ka shtatzënia në trup janë gjithashtu po aq të pazakonta dhe të papritura. Duke nisur nga numri i këpucëve, dhëmbë që lëvizin, netë të djersitura e deri te seksi më i mirë.

Më lëvizën dhëmbët

Nga gjithë efektet anësore që prisja të përjetoja pas lindjes, s’ma merrte mendja kurrë që do të kisha probleme me dhëmbët. Thonë që relaxin, një hormon që çlirohet gjatë shtatzënisë për të qetësuar ligamentet në pelvis dhe për të zbutur e zgjeruar qafën e mitrës, bën që dhëmbët të lëvizin. I ndjeja të çuditshëm pasi linda djalin para pesë vitesh, por e vura re në fillim të vitit, kur solla në jetë vajzën. Lëvizin aq shumë, sa kam nevojë për tela. S’është gjëja më e tmerrshme, por mbetet e bezdisshme. Kisha dhëmbë kaq të drejtë. –  Sofiah Docrat, 34, Johanesburg

Shtatzënia më kuroi gjithë alergjitë

Mund të lexoni gjithë librat në botë dhe prapë s’do të jeni të përgatitura. Ca gjëra thjesht i merrni vesh pasi lindi. Para se të sillja në jetë dy fëmijë, kisha alergji të tmerrshme nga poleni, qentë dhe macet. Pas fëmjës së parë, alergjitë u zhdukën. Ndalova së marri antihistamina dhe tani kam plot kafshë në shtëpi. – Diane Neëton, 54, Vankuver

M’u rritën duart, por kjo ishte më e pakëta

Shtatzënia ishte e lehtë. S’më përzihej në mëngjes, s’isha e enjtur, s’kisha asnjë nga simptomat tipike. Por lindja më shkaktoi dëme të pariparueshme.

Menjëherë sapo lindi djali, më çuan me urgjencë në sallën e operacionit sepse kisha çarje të brendshme. Si pasojë, organe të tjerë rrëshkasin dhe zbresin poshtë, aty ku nuk duhet të jenë dhe unë nuk bëj dot fëmijë të tjerë. Duhet të punoj më pak sepse me kalimin e orëve fshikëza dhe zorra e trashë nuk janë më në vendin e tyre. Nuk jetoj dot si më parë – nuk kërcej dot, nuk eci apo vrapoj dot më. Nuk jam prindi aktiv që doja të isha.

Kam strija, këmbë dhe duar më të mëdha si pasojë e shtatzënisë, por këto janë të papërfillshme kur i krahason me dëmet fizike. Për fat të mirë, kam një djalë që e dua jashtëzakonisht shumë, por ndonjëherë, në ditë të këqija, vras mendjen a ia vlejti kjo jetë e përgjysmuar – Sara, 36, Londër

S’kisha pse depilohesha më

Kam dy djem, tani tetë dhe 11 vjeç. Gjatë të dyja shtatzënive kam përjetuar efekte anësore të çuditshme, por pozitive. Nuhatja, që dikur ishte mesatare,  u përmirësua dukshëm. Gjithashtu, qimet ndaluan së rrituri, kështu që nuk i depilova sqetullat dhe këmbët për nëntë muaj.

Pas lindjes ndodhën gjëra edhe më të çuditshme. M’u rrit numri i këmbës, m’u zvogëlua gjoksi dhe flokët e mi kaçurrelë u bënë të drejtë.

Urinoja pa vullnet shumë shpesh një vit pas lindjes së parë. E kurova veten duke vrapuar shumë. Sidoqoftë, ende më duket sikur kam dy fshikëza. Urinoj, pres pesë minuta dhe urinoj prapë. Edhe pse bëj shumë cardio, muskujt e mi abdominalë duket sikur janë formuar nga e para. Ndonjëherë i ndjej të dy palët. – Sarah Savage, 47, Londër