Është krahasuar shpesh me modelen amerikane, Gigi Hadidin dhe prej kohësh ka arritur majat e suksesit si modele duke sfiluar e pozuar për brande të famshme, por për jetën private të Xhesika Berberit shumë pak dimë.
Modelja me postimin e fundit ka lënë të aludohet se është në një lidhje dashurie. Dikush i ka bërë surprizë Xhesikës tre buqeta gjigante me trëndafila e modelja ka pozuar me to, e shtrirë në dysheme.
Xhesika nuk e ka bërë të ditur kush fshihet pas kësaj surprize, por fakti që shfaqet shumë e lumtur lë të kuptohet se është e dashuruar.