POSTOI FOTON ME MAJMUNËT E LIDHUR ME ZINXHIR/ Jonida Maliqi fshin postimin dhe të kërkonë ndjesë publike – AlpeGossip
POSTOI FOTON ME MAJMUNËT E LIDHUR ME ZINXHIR/ Jonida Maliqi fshin postimin dhe të kërkonë ndjesë publike

POSTOI FOTON ME MAJMUNËT E LIDHUR ME ZINXHIR/ Jonida Maliqi fshin postimin dhe të kërkonë ndjesë publike

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka udhëtuar së fundmi për në Marrakech për realizimin e një projekti së bashku me Alketa Vejsiun. Jonida, e cila është mjaft aktive në rrjete sociale, ka publikuar foto të ndryshme nga udhëtimi dhe vendet e veçanta të Marokut.

Një prej fotove të saj është pritur shumë keq nga fansat të cilët i kanë drejtuar kritika të shumta. Në foton në fjalë, Jonida kishte pozuar duke mbajtur në duar dy majmunë të vegjël, të cilët ishin të lidhur te qafa me zinxhir. Fansat e kanë akuzuar për mungesë ndjeshmëria ndaj kafshëve dhe për këtë arsye artistja është detyruar ta fshijë postimin e saj.

Pasi ka fshirë foton, Jonida iu ka sqaruar fansave se fotoja e saj është bërë në mënyrë spontane dhe nuk ka pasur si qëllim  vënien në pah të zinxhirëve. Ajo iu ka kërkuar falje publike të gjithë atyre që janë prekur nga postimi.“Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve.
Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj. Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt. Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije! Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton! Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!”, ka sqaruar Jonida.