Javë më parë moderatorja e njohur Fatma Methasani së bashku me Alfion, me anë të një fotografie, treguan se familja e tyre do të shtohej.
Moderatorja publikoi një foto ku shfaqet në krah të Alfios dhe mbante në dorë ekografinë e bebit duke konfirmuar më në fund të gjitha lajmet që kishin qarkulluar së fundmi për një bebush.
Dhe ditën e sotme moderatorja feston ditëlindjen e saj më të veçantë.
Në Instagram-in e saj Fatma ka publikuar një foto me numrin 25 në duar dhe një buqetë të madhe me lule.
Por sigurisht që vëmendjen më të madhe e ka marrë barku i saj.
Fatma si rrallë herë nuk e ka fshehur barkun dhe ai tashmë i duket mjaft qartë.
Ndërkohë Alfio ka zgjedhur ta urojë nëpërmjet një fotoje ku tregon sa është rritur barkun i partneres së tij.