VIP-ET TONA E DASHUROJNË/ Ja cili është aksesori që nuk duhet t’ju mungojë këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
VIP-ET TONA E DASHUROJNË/ Ja cili është aksesori që nuk duhet t’ju mungojë këtë vjeshtë (FOTO)

VIP-ET TONA E DASHUROJNË/ Ja cili është aksesori që nuk duhet t’ju mungojë këtë vjeshtë (FOTO)

Këtë sezon vjeshte, një nga aksesorët që po hasim më shumë kudo në faqet e VIP-eve dhe blogereve tonë janë rrathët e kokës. Me ngjyra dhe motive të ndryshme, ky aksesor duket se përshtatet me çdo lloj veshje dhe në çdo moment të ditës.

Mund të kombinohet lehtë me çdo model flokësh por zakonisht VIP-et dhe blogeret tona e përdorin duke i mbajtur flokët lëshuar. Këtë sezon vjeshte, trendi i viteve të fundit të 90′ është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme. Përveç se ngjan bukur në paraqitje, ju gjithmonë do të dukeni në modë dhe e pajisur mjaftueshëm me aksesorë ëdhe nëse nuk vini asgjë tjetër.

Njëngjyrëshe, me perla, pika ose motive të tjera, këto rrathë koke do t’ju bëjnë të dukeni të kompletuara në çdo moment të ditës. Më poshtë ne do t’ju tregojmë disa nga rastet kur VIP-et tona e kanë përdorur këtë trend. /AlpeGossip.al

Armina Mevlani

Jonida Maliqi

Orinda Huta

Alketa Vejsiu

Anxhelina Kotorri