BËNË ”XING”/ Këta 12 VIP-a shqiptar u maskuan njësoj për Halloween (FOTO) – AlpeGossip
BËNË ”XING”/ Këta 12 VIP-a shqiptar u maskuan njësoj për Halloween (FOTO)

BËNË ”XING”/ Këta 12 VIP-a shqiptar u maskuan njësoj për Halloween (FOTO)

Vitet e fundit Halloween po festohet edhe në Shqipëri dhe ditën e djeshme shumë u transformuan në personazhe të frikshëm apo personazhe përrallash. VIP-at ishin ata që tërhoqën shumë vëmendjen me maskimet dhe disa prej tyre kishin ide të njëjta.

Maleficent duket se ishte e preferuara e VIP-ave shqiptar pasi Zaimina, Era Rusi, Estela Ujka dhe Kejvina u shfaqën të transformuara si ajo.

Dy vajza të tjera që patën të njëjtën ide ishin reperja Melinda dhe moderatorja Einxhel Shkira. Ato u kthyen në nuse superseksi me vello.

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa dhe vajzat e Fiksit, Altea Noka dhe Dajana Ponari ishin veshur si infermiere.

Kiara Tito dhe Keisi Medini vendosën të transformoheshin si Kylie Jenner. Të dyja të veshura thuajse njësoj, por njëra Kylie brune e tjetra Kylie flokëkuqe.

Ndërsa dy modelet Ada Deda dhe Niki Delijorgji u shndërruan në engjëj, veshur me fustane të bardhë dhe me krahë./Xing.al