DIKUR BËRI BUJË NË “THE VOICE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e përjashtoi trajnerja (FOTO) – AlpeGossip
DIKUR BËRI BUJË NË “THE VOICE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e përjashtoi trajnerja (FOTO)

DIKUR BËRI BUJË NË “THE VOICE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e përjashtoi trajnerja (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Eugena Aliu tre vite më parë bëri bujë me performancën e saj në “The Voice of Turkey”, pasi zëri i saj ishte i ngjashëm me këngëtaren e madhe turke Ebru. Mirëpo Eugena tregon se ka qenë pikërisht Ebru që e ka larguar nga kompeticioni.

E ftuar në emisionin “Why not” në Ora News, Eugena tregoi se dy ditë pas performancës së saj, video u fshi nga Youtube për arsye që nuk i janë shpjeguar asnjëherë.

“Erdhi një sukses që e prisja, por jo kaq të madh sepse po konkurroja në një shtet shumë të madh dhe po shkoja atje me muzikën e tyre. Fakti që kisha këngën e Ebrusë ishte dicka pozitive, por më pas mu kthye në dicka jo pozitive.  Ishte një nga videot më të shikuara të atij edicioni në Turqi. Pas kësaj, direkt, pa kaluar 2 ditë, videot e performancave të mia filluan të fshiheshin. Ishin hedhur në account-e të ndryshme dhe arriti të merrte 2 milionë shikime. Thuhet që është fshirë nga produksioni në momentin që del Deleted video, por arsyeja pse nuk mu dha asnjëherë”, u shpreh Eugena.

“A mendon se kishte gisht këngëtarja Ebru e cila ka dashur të të lërë në hije se mbase do e lesh pa bukë?”, e pyeti Roza.

“E nënkuptuar, duket e tillë”, u përgjigj këngëtarja.

Burimi: oranews