NGA KOKA TE KËMBËT/ Elvana Gjata zbulon pamje nga klipi i ri dhe mezi po e presim – AlpeGossip
NGA KOKA TE KËMBËT/ Elvana Gjata zbulon pamje nga klipi i ri dhe mezi po e presim

NGA KOKA TE KËMBËT/ Elvana Gjata zbulon pamje nga klipi i ri dhe mezi po e presim

Pas rikthimit të fuqishëm, Elvana Gjata nuk ka ndërmend të ndalet me projekte të reja muzikore.

Verën që lamë pas, ajo na kënaqi të gjithëve me këngën “A m’don” dhe muzika e saj na bëri të kërcenim kudo që ndodheshim.

Por duket se këngëtarja nuk do e mbyllë me kaq vitin 2019 dhe mesa është kuptuar ajo po përgatitet për një këngë të re.

Kohët e fundit ajo ka publikuar në Instagram, foto nga klipi i ri dhe veshja e saj si gjithmonë është super.

Në klipin e ri Elvana ka zgjedhur që të vishet me të zeza dhe flokë të kapur bisht.

Nga koka tek këmbët me lëkurë, Elvana tregon se klipi është ende në furrë dhe mezi po e presim që të publikohet.