THUMBOI MOZZIK-UN NË MES TË EMISIONIT/ Getinjo i përgjigjet reperit të “Babastars” – AlpeGossip
THUMBOI MOZZIK-UN NË MES TË EMISIONIT/ Getinjo i përgjigjet reperit të “Babastars”

THUMBOI MOZZIK-UN NË MES TË EMISIONIT/ Getinjo i përgjigjet reperit të “Babastars”

Mbrëmjen e kaluar, reperi i grupit “Babastars”, Onat, ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, “Shiko Kush Luan”.

Gjatë lojrave në studio, reperit iu kërkua të thonte emrin e një artisti në muzikë, të cilit i duhej pak ndihmë me tekstet e tij, pasi nuk ishte aty ku duhet.

Pas insistimit të publikut dhe kolegëve të tij, Onat tha emrin e reperit Mozzik.

Ky i fundit nuk ka reaguar, mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate, vëllai i tij Getinjo ka bërë një status në Instastory.

Ai ka qeshur me të madhe, ndërsa në fund vendos emojin e një personi që i bie ballit me dorë, si për të ironizuar deklaratën e Onat.

Mesa duket, djemtë nuk e kanë marrë seriozisht thumbin e reperit dhe po e kalojnë duke qeshur këtë deklaratë.