I ftuar dje në emisionin “Thumb on” të Fatmës e Aulonës, ishte moderatori i suksesshëm e shumë i dashur për publikun, Blendi Fevziu. Blendi foli për librin e tij të ri “Tirana e Nonës” dhe gjatë intervistës u përlot.
“Është një libër që e kam menduar gjithë jetën, është një libër që është ngjizur bashkë me mua kur unë nuk e dija as që do merresha me letërsi, as që do shkruaja, as që do kisha pasion për historinë dhe qytetin”, u shpreh Blendi.
Kur u pyet nga Fatma se çfarë do urrente nëna nga Tirana sot, Blendi i përlotur u përgjigj: “Nuk besoj se do urrente gjë, madje kjo ishte gjëja e parë që mendova kur lexova librin deri në fund. Ishte një keqardhje drithëruese që ato nuk do ta lexojnë dot këtë libër, është e trishtë”.
Kur e panë Blendin të përlotur, dy moderatoret e pyetën nëse ka pasur emocione gjatë shkrimit të librit dhe Blendi pranoi se i ka ndodhur shumë herë.











![Po “vrisnit mendjen” se nga humbi? Rashel Kolaneci sapo na paralajmëroi për diçka speciale [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/sharel-fkola-400x224.jpg)




