NUK FLASIN ME NJËRA-TJETRËN/ Kejvina dhe Françeska bënë ”XING” me këtë detaj (FOTO) – AlpeGossip
NUK FLASIN ME NJËRA-TJETRËN/ Kejvina dhe Françeska bënë ”XING” me këtë detaj (FOTO)

NUK FLASIN ME NJËRA-TJETRËN/ Kejvina dhe Françeska bënë ”XING” me këtë detaj (FOTO)

Prej kohësh tashmë jemi në dijeni se ish-mikeshat Françeska Jaçe dhe Kejvina Kthella janë zënë me njëra-tjetrën. Thuhet se shkak për këtë sherr që i bër vajzat të mos flasin dhe sot e kësaj dite, ishte një çantë firmato.

Mirëpo edhe pse nuk kanë kontakt me njëra-tjetrën, bukuroshet duket se kanë bërë XING me një detaj tepër interesant. Nuk e kishim vënë re më parë por në profilet e vajzave mund të dallojmë se të dyja kanë përdorur bereta të kuqe të cilat janë të së njejtit model.

Kejvina është ajo që e ka veshur e para duke e kombinuar me streçe lëkure të zeza, bluzë ”Fendi” të bardhë dhe një pellush, por mesa duket Françeskës i ka pëlqyer aq shumë sa që nuk i ka rezistuar tundimit për ta patur dhe ajo.

Kjo e fundit ka menduar se mënyra më e mirë për ta kombinuar do të ishte veshja e gjitha me të zeza./AlpeGossip.al

Kejvina Kthella

Françeska Jaçe