JENI GATI? Surprizën e radhës Elvana Gjata po e përgatit në Gjermani (FOTO) – AlpeGossip
JENI GATI? Surprizën e radhës Elvana Gjata po e përgatit në Gjermani (FOTO)

JENI GATI? Surprizën e radhës Elvana Gjata po e përgatit në Gjermani (FOTO)

Pas një vere të suksesshme dhe të mbushur me shumë projekt muzikore, Elvana Gjata është gati edhe për një këngë të re.

Nëpërmjet postimeve në Instagram këngëtarja ka zbuluar se ndodhet në Gjermani dhe për këngën e re po punon aty.

Këngëtarja ka preferuar ta mbajë surprizë këngën, megjithatë nga kërcimi që ajo bën duket se ajo do të jetë ritmike.

Në postimin e saj Elvana shkruan “Mama” duke lënë të kuptohet se kënga e saj e re do të mbajë këtë titull.

Kujtojmë se pak ditë më parë, këngëtarja zbuloi edhe disa foto ku tregonte se ishte duke xhiruar një klip.

Kujtojmë se në vitin 2020 Elvana ka lajmëruar se do të hedhë në treg edhe albumin e saj të ri.