U HABITËM! Fustani me të cilin Lori Hoxha shkëlqeu në eventin e markës së njohur, kushton vetëm… – AlpeGossip
U HABITËM! Fustani me të cilin Lori Hoxha shkëlqeu në eventin e markës së njohur, kushton vetëm…

U HABITËM! Fustani me të cilin Lori Hoxha shkëlqeu në eventin e markës së njohur, kushton vetëm…

Lori Hoxha, blogerja bukuroshe shqiptare është një nga personazhet më të famshme e të ndjekura të publikut shqiptar. Ajo është gjithmonë shumë aktive ku gjatë gjithë kohës poston fotot e video nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Ditën e djeshme, Lori ndau me ne disa foto e video teksa ishte e ftuar në festën e Krishtlindjeve të firmës së njohur të veshjeve ”House of CB”. Nga postimet e Lorit prej kohesh, mund të kuptojmë se bukuroshja është një fanse e kësaj marke dhe shpeshherë shfaqet e veshur me punimet e tyre.

Padyshim se në festën e organizuar, Lori do të shfaqej me një nga veshjet e markës në fjalë. Lori dukej e mrekullueshme teksa kishte veshur një fustan të gjatë e të ngushtë ngjyrë gri me shkëlqim .Bukuroshja e kishte kombinuar fustanin me një palë taka të tejdukshme dhe vathë të mëdhenj të shëndrritshëm që tërhiqnin tepër vëmendje.

Nga një kërkim i thjeshtë në faqen e ”House of CB” mund të gjenim se ky fustan i përket koleksionit të Krishtlindjeve dhe kushton vetëm 183 €.

Kjo shumë parash nuk konsiderohet e madhe krahasuar me faktin se pasi ta vishnit fustanin, do të dukeshin kaq yll sa Lori! /AlpeGossip.al