CILËS I SHKON MË SHUMË? Alketa Vejsiu dhe Ilda Bejleri bëjnë ”XING” me këtë fustan – AlpeGossip
CILËS I SHKON MË SHUMË? Alketa Vejsiu dhe Ilda Bejleri bëjnë ”XING” me këtë fustan

CILËS I SHKON MË SHUMË? Alketa Vejsiu dhe Ilda Bejleri bëjnë ”XING” me këtë fustan

Alketa Vejsiu dhe Ilda Bejleri, moderatoret bukuroshe të televizionit shqiptar gjithnjë na kanë treguar se janë ndjekëse shumë të mira të modës dhe trendeve të fundit.

Këtë herë, diçka të tillë na e vërtetuan fare mirë duke u shfaqur të dyja me një nga fustanet më në modë të kohës. E para Alketa, e më pas Ilda, veshën një fustan rozë të shkurtër e me temina që i përshtatet perfekt sezonit dhe periudhës në të cilën jemi.

Duke u përshtatur me atmosferën festive ku xixat dhe shkëlqimi janë kryefjalë, të dyja moderatoret tona duken të mrekullueshme! Me dekoltenë e hapur dhe elegante me taka të larta, Alketa dhe Ilda na shtuan dëshirën për të patur një fustan të tillë në garderobë.

Le të mos harrojmë gjithashtu, se ky trend i fustanit me temina rikthehet çdo vit në këtë periudhë. /AlpeGossip.al