PREZANTUAN SËBASHKU ”KËNGËN MAGJIKE”/ Adrola Dushi ka dy fjalë për Ardit Gjebrean: Më dhe mundësinë… – AlpeGossip
PREZANTUAN SËBASHKU ”KËNGËN MAGJIKE”/ Adrola Dushi ka dy fjalë për Ardit Gjebrean: Më dhe mundësinë…

PREZANTUAN SËBASHKU ”KËNGËN MAGJIKE”/ Adrola Dushi ka dy fjalë për Ardit Gjebrean: Më dhe mundësinë…

Këtë vit “Kënga Magjike” në edicionin 21, u prezantua nga moderatori i njohur Ardit Gjebrea krah modeles bukuroshe Adrola Dushit. Për tre netë, Adrola përjetoi emocionet e të prezantuarit një spektakël kaq të rëndësishëm sa ç’është ky festival.

Ndonëse jo e fushës, modelja arriti ta menaxhonte mjaft mirë situatën në skenë, kjo dhe falë mbështetjes së Arditit, të cilin ajo e ka falenderuar publikisht. Adrola ka publikuar disa fotografi të shkrepura gjatë “Këngës Magjike”, në profilin e saj të Instagramit ku shihet krah moderatorit.

“Mirënjohje pafund për kujdesin dhe dashamirësinë që ke treguar ndaj meje. Faleminderit që më dhe mundësinë të jem pjesë e magjisë tënde!”, ka shkruar Adrola krahas fotove.