NUK ËSHTË ASHTU SIÇ E KISHIM MENDUAR/ Vitamina C s’i bën asgjë gripit tuaj – AlpeGossip
NUK ËSHTË ASHTU SIÇ E KISHIM MENDUAR/ Vitamina C s’i bën asgjë gripit tuaj

NUK ËSHTË ASHTU SIÇ E KISHIM MENDUAR/ Vitamina C s’i bën asgjë gripit tuaj

S’kemi pikë dyshimi që edhe ju mendoni që vitamina C ju bën mirë kur jeni me grip. Madje edhe e parandalon. Prandaj, me rrufitjen e parë të hundëve i drejtohemi lëngut të portokallit apo edhe tabletave të posaçme me vitamina. Por, sado e volitshme të ngjajë, për fat të keq nuk është e vërtetë.

Në vitin 2007, studiuesit përmblodhën rezultatet e 29 studimeve të realizuara mbi ndikimin e vitaminës C te të sëmurët me grip dhe zbuluan se maksimumi, thjesht largon simptomat një ditë më herët. Kaq. As e parandalon, as e largon gripin.

Nëse merrni më shumë vitaminë C nga ç’ka nevojë trupi, jeni të rrezikuar nga gurët në veshka dhe mund të keni probleme me stomakun, mund të vuani nga diarreja dhe fryrja.

Çfarë të bëni kur jeni me grip? Mjafton të ndiqni këshillën që mjeku ju ka dhënë prej vitesh. Pini shumë ujë dhe pushoni. As vitamina C, as qetësuesit s’do e bëjnë gripin të kalojë më shpejt. Kjo punë i takon sistemit imunitar dhe ai funksionon më së miri kur nuk e ngarkon me gjëra të tjera.