Vetëm dy ditë na ndajnë nga Festivali i Këngës i cili këtë edicion po vjen me shumë surpriza. Drejtuesja e festivalit, Alketa Vejsiu ka treguar se ky edicion do të jetë një celebrim edhe i së shkuarës të pasur të këtij festivali dhe gjatë 3 netëve të festivalit do të kujtohen të gjithë ato emra që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare. Festivali do rikthejë në skenë pas shumë vitesh artisten shumë të dashur për publikun, Lindita Theodorin e cila prej kohësh jeton në Londër.
Kujtojmë që pak ditë më parë u mësua se të ftuar specialë do jenë edhe artistë të huaj si Mahmood, Giusy Ferreri dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Burimi: rtsh.al