GATI 1 VIT PAS DEKLARATAVE TË BUJSHME/ Pajtohen Albërie Hadërgjonaj dhe Aurela Gaçe (FOTO) – AlpeGossip
GATI 1 VIT PAS DEKLARATAVE TË BUJSHME/ Pajtohen Albërie Hadërgjonaj dhe Aurela Gaçe (FOTO)

GATI 1 VIT PAS DEKLARATAVE TË BUJSHME/ Pajtohen Albërie Hadërgjonaj dhe Aurela Gaçe (FOTO)

Gati një vit më parë, bëri bujë në media deklarata e Albërie Hadërgjonajt e cila e ftuar në emisionin “Oxygen”, tha se nuk merrte më pjesë në festivalin “Kënga Magjike” pasi sipas saj pikët maksimale jepen mes miqsh dhe përmendi Aurela Gaçen dhe Flori Mumajesin.

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh”, tha Albërie. Më pas këngëtarja sqaroi se deklarata e saj ishte keqkuptuar.

Aurela reagoi me një shkrim që u aludua se ishte një përgjigje për Albërien. “A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët dillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkruante Aurela.

Mirëpo këngëtaret kanë vendosur ta mbyllin vitin me paqe dhe së fundmi duket se janë pajtuar. Aurela ka postuar në Instastory një foto duke treguar se e mbështet Albërien në Festivalin e Këngës. “Tjetër ndjesi e bukur”, ka shkruar Aurela për këngën e Albëries.