”VETË JE FAJTOR QË MORE PJESË NË FESTIVAL, MOS U ANKO”/ Gena i kthehet ndjekësit: Kushdo qofsh… – AlpeGossip
”VETË JE FAJTOR QË MORE PJESË NË FESTIVAL, MOS U ANKO”/ Gena i kthehet ndjekësit: Kushdo qofsh…

”VETË JE FAJTOR QË MORE PJESË NË FESTIVAL, MOS U ANKO”/ Gena i kthehet ndjekësit: Kushdo qofsh…

Dy ditë më parë, Gena mori vëmendjen e të gjithëve me një postim ku deklaroi se në festival nuk ka pasur barazi dhe drejtësi. Gena shprehej se nuk iu ofrua asnjë komoditet dhe kishte probleme teknike gjatë performancës së tij. Madje këngëtari tregoi se 10 sekonda para se të dilte në skenë ka kuptuar që diçka nuk shkonte mirë dhe la të kuptohet se ia kanë bërë me qëllim.

Megjithatë së fundmi në hapësirën e komenteve një ndjekës i ka shkruar Genës të mos ankohet duke e quajtur fajtor që ka marrë pjesë në festival. Por këngëtari nuk e ka lënë pa përgjigje duke i thënë se nuk ka nevojë për festivale që ta vlerësojnë me çmime dhe thekson se statusi i tij fliste për problemet me teknikën.

“Geno, vetë je Fajtor qe ke marre pjese, pra mos u anko tani!!! Per mua eshte fituese e merituar Ara…merita ka pas edhe Era Rusi!”, shkruan ndjekësi. “Zonje apo zotri kushdo qofsh nuk pres nga asnje festival te me vlersoj sepse jam ky qe jam pa festivale dhe cmime…Per mua nuk ka rendesi kush do shkoj ne eurovizion uroj fat dhe sukses…une po flas per tekniken!”, u përgjigj Gena.