E KISHTE PARALAJMËRUAR! Ish-bashkëshorti i parë i Anna Oxa-s kryen vetëvrasje – AlpeGossip
E KISHTE PARALAJMËRUAR!  Ish-bashkëshorti i parë i Anna Oxa-s kryen vetëvrasje

E KISHTE PARALAJMËRUAR! Ish-bashkëshorti i parë i Anna Oxa-s kryen vetëvrasje

Ish-bashkëshorti i parë i këngëtares shqiptare, Anna Oxa-s, është ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Franco Ciani, këngëtar dhe producent, kreu vetëvrasje në moshën 62-vjeçare.

Sipas “Il Corriere della Sera”, ai u vetëvra në dhomën e një hoteli në Fidenza më 2 janar, për arsye të borxheve të tij të shumta.

Para se të vdiste, ai e kishte ‘paralajmëruar’ vetëvrasjen duke postuar në llogarinë e tij në Instagram imazhin e një ëngjëlli.

Ciani ishte autor i këngës së famshme “Ti lascero”, këngë e cila e kënduar nga Anna Oxa, fitoi “Festivalin e Sanremo-s” në vitin 1989.