FESTIVALI/ Kelvi Kadilli: Elvana do na përfaqësonte më mirë në Eurovision kurse Arilena… – AlpeGossip
FESTIVALI/ Kelvi Kadilli: Elvana do na përfaqësonte më mirë në Eurovision kurse Arilena…

FESTIVALI/ Kelvi Kadilli: Elvana do na përfaqësonte më mirë në Eurovision kurse Arilena…

Kelvi Kadilli i ftuar mbrëmjen e sotme në “Thumb On”, është shprehur se sipas tij çmimin e parë në Festivalin e Këngës e meritonte Elvana Gjata. Kelvi tha se një këngë me ritme ballkanase si e Elvanës, do e përfaqësonte më mirë Shqipërinë.

“E kam shumë qejf Elvanën, Arilenën e dëgjova në finale shumë bukur. Mendoj se do kishim përfaqësi më të mirë më Elvanën sesa me Arilenën. Jo sepse mendoj se është koti, por më duket paksa si versioni i “Qaj” i Rona Nishliut. Shaj e ka kjo, Qaj ajo, ajo ulëret, ka nota të larta shumë bukur. Por le të themi se nuk është festivali i zërit. As Elena Paparizou nuk ka pas ndonjë zë me Number One. Është këngë ballkanase dhe Eurovizioni nuk ështtë ndonjë kompeticion aq prestigjoz sa e bëjmë ne. Përsa i përket Alketës mendoj që pati momente që nuk e dëgjoja se çfarë thoshte, por është preantuesja më e vjetër dhe më e mirë që unë e vlerësoj shumë. Ok ajo këndoji shumë, por në fund të ditës mirë i këndoi. Shoë po bënte edhe nëse foli më shumë se seç duhet, për atë paguhet”, u shpreh Kelvi.